Kryeministri i Republikës, Albin Kurti deklaroi se Qeveria e tij pati një sukses të jashtëzakonshëm për menaxhimin e pandemisë, duke përmendur konkretisht vaksinat.
Sipas tij, Kosova është në vendin e parë në Ballkanin perëndimor sa i përket rezultatit menaxhimit të mirë.
“Me 23 mars, ministri i Shëndetësisë hynë në zyrë 0 vaksina, 0 kontrata për vaksina, 0 negociata për kontrata dhe fillon prej zeros. Thoshin pse po merr veç donacion vaksina, pse s’po bleni. Sepse ne ishim duke negociuar me PFIZER-in çmimin më të lirë, për sasinë më të madhe. Ata ishin mësu me ble, ju vijke keq kur po na jepshin fal. Se, këqyre… për qeveritë e tjera kjo me ta dhanë falë e ka një të keqe, sepse s’un vjedh. E sot, kemi arrit mi administru 1.6 milionë vaksina, për popullsinë mbi 16 vjecare, 55% me dy doza, 64% së paku 1 dozë”, ka deklaruar Kurti, gjatë një tubimi në Kaçanik./eo
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...