Ministria e Shëndetësisë në masat kundër COVID-19 pati bërë të ditur se nga 13 shtatori 2021 të gjithë shërbyesit civilë obligohen të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ose testin rapid negativ, jo më të vjetër se 48 orë.
E, si pasojë e mos marrjes së vaksinës anti-COVID-19, asnjë person nuk e ka e humbur vendin e punës në Kosovë, madje nuk ka pasur as edhe një ankesë.
Kështu thonë për arbresh.info nga Sindikata e Pavarur e Sektorit privat dhe nga Sindikata e Shërbimit Civil në Kosovë.
Edhe nga Inspektorati i Punës thonë se në të dhënat zyrtare nuk kemi ankesa dhe as raste për largim nga puna shkaku i mos marrjes së vaksinës anti-COVID-19.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se bazuar në të dhënat zyrtare nuk kemi ankesa dhe as raste për largim nga puna shkaku i mos marrjes së vaksinës anti-COVID-19”, thuhet në përgjigje.
Kujtojmë se Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19 tash e më shumë se 1 vit./A.Zeka/arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër