Sipas shkencëtarëve, rreth 80 për qind e Maldiveve mund të bëhet e pabanueshme deri në vitin 2050 nëse ritmet aktuale të ngrohjes globale vazhdojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar agjencinë amerikane të hapësirës NASA dhe Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së, rrjeti amerikan ABC raportoi se rritja e nivelit të detit për shkak të ndryshimeve klimatike globale është “kërcënim ekzistencial” për zinxhirin e arkipelagut.
Po ashtu edhe presidenti i Maldiveve, Ibrahim Mohamed Solih, në adresimin e tij në konferencën për ndryshimet klimatike COP26 të Kombeve të Bashkuara (OKB), tha se, “Nëse nuk ndryshojmë këtë prirje, deri në fund të këtij shekulli Maldivet nuk do të ekzistojnë”.
Duke cituar ish-presidentin e vendit, Mohammed Nasheed, i cili ishte i zëshëm për çështjen e ndryshimeve klimatike, ‘ABC News’ raportoi se më shumë se 90 për qind e ishujve Maldive vuajnë nga erozioni i rëndë dhe se 97 për qind e vendit nuk ka më ujëra nëntokësore të freskëta.
Ministri i Ndryshimeve Klimatike dhe Teknologjisë i Maldiveve, Aminath Shauna, nga ana e tij, tha se “gjërat që menduam se do të ndodhin në fund të shekullit po i përjetojmë tani”.
Duke theksuar se më shumë se 50 për qind e buxhetit të vendit shpenzohet për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, Shauna po ashtu tha se kjo do ta detyronte popullin e Maldiveve të migrojë.
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...
Haxhiu bleu banesë 128 m² në Dragodan me 1 mijë euro për m²,...