Sipas informacioneve nga Agjencia Kombëtare Indoneziane e Fatkeqësive (BNPB), pesë fshatra janë përmbytur nga reshjet e dendura në Kota Batu të ishullit Java.
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe katër janë zhdukur në përmbytjet që kanë ndodhur në ishullin Java të Indonezisë, njoftuan autoritetet, shkruan Washington Post, transmeton arbresh.info
Sipas informacioneve nga Agjencia Kombëtare Indoneziane e Fatkeqësive (BNPB), pesë fshatra janë përmbytur nga reshjet e dendura në Kota Batu të ishullit Java.
Zëvendëszëdhënësi i BNPB-së, Abdul Muhari, tha se janë gjetur trupat e pesë personave që humbën jetën nga përmbytjet, ndërsa katër persona ende janë të zhdukur.
Muhari deklaroi se aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar prej ditës së djeshme.
Ai tha se balta dhe mbeturinat që bllokuan rrugët vonuan përpjekjet për ndihmë emergjente, duke shtuar se disa ura, shtëpi dhe automjete u dëmtuan nga fatkeqësia.
Nga ana tjetër, drejtori i BNPB-së, Ganip Warsito, deklaroi se shirat e dendur pritet të vazhdojnë deri në shkurt.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Indonezi për shkak të shirave sezonal.
Sipas Autoritetit të Fatkeqësive Natyrore, 125 milionë njerëz, ekuivalent me gjysmën e popullsisë së arkipelagut, jetojnë në zona ku ekziston rrezik i rrëshqitjes së dheut. / arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit