Gjilani në fundjavë zhvillon ndeshjen e xhiros së trembëdhjetë ndaj Prishtinës në shtëpi, mirëpo kuqebardhët ende nuk i kanë mbyllur llogaritë e ndeshjes së kaluar ndaj Dukagjinit, me ç’rast kërkojnë t’i marrin pikët në tavolinë.
Sipas burimeve të “Zëri.info” brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, klubi gjilanas është ankuar në lidhje me heqjen e kartonit të kuq për futbollistin, Ahmed Januzi dhe inkuadrimin në ndeshjen e së shtunës së kaluar të cilën e sheh si të parregullt.
Gjilanasit kanë dhënë një varg argumentsh ligjore për ta marrë këtë ndeshje në tavolinë, teksa kanë kërkuar regjistrimin me rezultat zyrtar 3-0.
Ankesa e kuqebardhëve është bërë ditën e hënë, ndërkohë që ende nuk kanë marrë përgjigje nga Komisioni i Apelit të cilit i janë drejtuar për ankesë, teksa besojnë se ndeshjen do ta fitojnë sigurtë, pasi ky organ, i cili është kompetent për faljen e dënimit, apo arritjen e tij nuk ka lëshuar asnjë vendim.
Mësohet se Apeli nuk ka lëshuar asnjë vendim për heqjen e kartonit të kuq të Ahmed Januzit dhe se përgjegjësinë e ka marrë Komisioni për Vlerësimin e Gjyqtarëve.
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një person i...
Shtatë turistë humbin jetën në Rusi, u mbytën pasi po lëvizn...
Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’...
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...