Një aeroplan ngarkesash bjellorus është përplasur derisa po tentonte të ateronte në lindje të Rusisë, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen e shtatë personave që ishin në bord.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë thënë se aeroplani Antonov An-12, i cili operonte për kompaninë bjelloruse Grodno, është përplasur dhe përfshirë nga flakët afër Irkutsk.
Aeroplani “u zhduk nga radari” ndërsa po ateronte afër qytetit siberian të mërkurën, ka thënë përmes një deklarate ministria e emergjencave.
Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani ishte kthyer nga një udhëtim në Chukotka, sipas agjencisë së aviacionit rus, Rosaviatsia.
Aeroplani, i cili mund të bart rreth 21 tonë ngarkesë, kishte qenë në servisim që nga viti 1968.
Komiteti bjellorus i Hetimeve ka thënë se aty ishin shtatë persona dhe që të gjithë kanë gjetur vdekjen nga përplasja.
Aty përfshiheshin tre bjellorusë, dy rusë dhe dy ukrainas.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje