Spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik “Sheika Fatima”, u përurua më 13 shtator të këtij viti në praninë e krerëve shtetëror, por ende ka mbetur pa u funksionalizuar.
Edhe pas më shumë se një muaj, kur edhe u përurua, në këtë spital nuk është dhënë as edhe një shërbim.
Njohës të shëndetësisë vlerësojnë se është për keqardhje mos funksionalizimi i këtij spitali duke e pas parasysh që është donacion.
Gazetari i shëndetësisë në Kosovë, Bujar Vitija, thotë se vonesa e këtij spitali është humbje dhe dëmtim i buxhetit të shtetit, kur dihet se një nga kategoritë që e shpenzojnë më së shumti buxhetin për trajtim jashtë vendit, janë fëmijët.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë do të duhej ta zgjidh këtë çështje.
“Është për keqardhje mos funksionalizimi duke e pas parasysh që është donacion. Por po ashtu është humbje dhe dëmtim i buxhetit të shtetit kur dihet se një nga kategoritë që e shpenzojnë më së shumti buxhetin për trajtim jashtë vendit, janë fëmijët. Krejt kjo situatë është krijuar për shkak të mungesës së pranimit teknik nga njësia inplementuese. E kjo njësi nuk është e çart nëse është SHSKUK apo Ministria e Shëndetësisë. Gjithsesi është Ministria e Shëndetësisë që do të duhej me zgjidh këtë çështje dhe të funksionalizohet spitali”, thotë Vitia.
Arbresh.info ka kontaktuar, Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), rreth kësaj çështje, por ata kërkuan që këto pyetje t’i drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas kësaj arbresh.info i ka drejtuar pyetjet në Ministrinë e Shëndetësisë por nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Ky inaugurim ndoshta ishte edhe pjesë e fushatës elektorale
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu, thotë se Qeveria duhet të tregojë pse nuk është funksional spitali i fëmijëve, dhe që nuk po ofrohen shërbime për pacientë.
Sipas tij, tash e 50 ditë pajisjet moderne për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve qëndrojnë të papërdorura ndërsa prindërit duhet të kërkojnë shërim në klinikat private në Kosovë dhe jashtë saj për fëmijët e tyre.
“A duhet të jap dikush llogari pse është bërë inaugurimi i spitalit të fëmijëve nëse nuk ka qenë funksional, ndërsa ende pas 50 ditëve nuk ofrohen shërbime për pacientë? Apo ndoshta ishte edhe ky inaugurim pjesë e fushatës elektorale”, thotë Haxhiu për arbresh.info.
Kujtojmë se, ky spital është në vlerë 22 milionë euro donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Më 21 mars të vitit 2016 ish-presidentja, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, atë kohë ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, kishin vënë gurthemelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e QKUK-së.
Ndërsa, realizimi i këtij projekti ishte paraparë të përfundojë në vitin 2018./A.ZEKA/arbresh.info/
Moti sot i vranët, temperaturat zbresin deri në -12°C
Po bënte sehire? Klipi që shfaq veprimet e çuditshme të Bias...
Humbi kontrollin e makinës dhe përplaset me katër automjete ...
Limi ia thotë troç Albës: Unë nuk erdha këtu për ty
Keqpërdorimi i ‘rezervave shtetërore’, Hajdari, Lipovica, Ga...
PSG eliminohet nga Kupa e Francës, pëson humbje shokuese nga...