Sukseset e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, janë të panumërta dhe ato po shton çdo ditë e më shumë.
Dua së fundmi me hitin e saj “Levitating”, dhe lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një InstaStory, të cilën Dua e ri-postoi nga një faqe e fansave të saj, shkruan arbresh.info
Në njoftim thuhet se kënga “Levitating” po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë, duke u bërë kështu artistja femër për më së shumti javë të kaluara në histori të kësaj top-liste në 10-të pozitat para, me 41 javë gjithsej.

Përndryshe, “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby, në tetor të vitit të kaluar, dhe deri tani kënga ka grumbulluar mbi 393 milionë klikime në YouTube.
Ndërkohë, theksojmë që artistja e famshme shqiptare së fundmi u nominua në tri kategori, në ndarjen e çmimeve prestigjioze American Music Awards 2021.
Lipa është në konkurrencë për të fituar çmimet: “Artistja më e mirë pop”, “Albumi më i mirë pop” (për albumin ‘Future Nostalgia’) dhe “Kënga më e mirë pop” (për këngën ‘Levitating’). / arbresh.info/
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...