Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se hapja e terminalit doganor të Trepçës, tregon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ndërmarrjet publike.
Ajo në një konferencë për media pas ceremonisë së hapjes së këtij terminali tha se ky është vetëm fillimi për Trepçën, raporton arbresh.info.
“Është kënaqësi të shohim një rikthim të rolit të ndërmarrjeve publike përtej asaj industriale dhe ndërmarrjet publike po i kthehen funksionit në të mirë të punës dhe interesave të qytetarëve dhe bizneseve lokale, që është në kundërshtim me atë se çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit, ku ndërmarrjet janë shfrytëzuar për interesa personale dhe biznesi. Kjo është vetëm fillimi për Trepçën. Buxheti i miratuar për vitin e ardhshëm tregon përkushtimin e Qeverisë për ndërmarrjet publike, jo vetëm Trepçës”, tha ajo.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, tha se hapja e këtij terminali do të ndihmojë bizneset dhe qytetarët.
Ai shprehi falënderim për Qeverinë në përkushtimin e hapjes së këtij terminali.
“Është e rëndësisë së dimensioneve të shumëfishta, për ekonominë ndihmon bizneset që të kenë kosto më të lirë e të bërit biznes, për qytetarët ofron shërbime më të mira për mallin me pakicë. Doganës i mundëson që te kemi organizime të mirë të resurseve”, tha ai.
Hapja e terminalit doganor, Kurti: Një e arritur që ndihmon shtetin e Kosovës edhe Trepçën
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...