Portreti i sulltaneshës Hyrem është shitur në një ankand në Londër për 126 mijë pound.
Piktura u shit në ankandin e quajtur “Bota Islame dhe Arti Indian”, ku blerësve u ofruan punime nga më të ndryshmet, transmeton portal arbresh.info
Në ankand përfshiheshin edhe punime artizanale prej metali të shekullit të 13-të, dy palë size diamanti dhe smeraldi Muggle, një Kur’an, disa instrumente astronomike, një miniaturë iraniane, një qilim polonez dhe disa pllaka zbukurimi.
Vëmendjen më të madhe në ankand e morri portreti i sulltaneshës Hyrem, e pikturuar nga piktori venecian Titian në fund të shekullit të 16-të ose në fillim të shekullit të 17-të.
Dy portrete të Sulltanit Mihrimah, e bija e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm osman, u shitën për 13,860 dhe 17,600 pund, ndërsa një portret i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm u shit për 11 mijë pound./arbresh.info/
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë
Qeveria “Kurti 3” miraton marrëveshjen 90 milionë euro me Ba...
Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Arif Vladi dhe shumë ar...
Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popul...
Dixon: Gjykata duhet të ketë kujdes nga dëshmitë që ua dha S...
Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e viti...