Ka vazhduar edhe sot dëshminë e tij në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, gazetari nga Kosova, Halil Berisha.
Gazetari Berisha gjatë marrjes në pyetje nga Prokurori i Specializuar u pyet për disa tekste që janë publikuar në mediumin ku ai punonte gjatë asaj kohe, shkruan arbresh.info.
Fillimisht, gazetari ka nisur të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që i mbanin Gucati e Haradinaj.
Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori, Berisha u pyet nga avokati i Nasim Haradinajt, nëse ka qenë ndonjëherë më parë i intervistuar nga Gjykata Speciale.
“Kam qenë i intervistuar në Kosovë”, tha ai.
Avokati e pyeti se në çfarë cilësie ishte intervistuar.
“Po i kam pyetur dhe më kanë thënë që nuk jam në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë ai.
“Unë jam gazetar dhe nuk e kam pritur që ka me u ftu as për intervistim si dëshmitarë dhe as si i dyshuar sepse unë e kam kryer punën time në përpikëri dhe profesionale. Se kom prit së pari që ka me qenë i ftuar. Kur më është bërë ftesa unë kam kërkuar që bashkë me mua të jetë edhe avokati Arianit Koci”, ka thënë me tutje Berisha.
Gazetari Berisha të martën ne paraqitjen e tij të parë si dëshnmitarë në Hagë, bëri të ditur se është detyruar të paraqitet atje në cilësinë e dëshmitarit dhe pa dëshirën e tij.
Ndryshe, në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. /arbresh.info/
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...