Afati po përfundon, por përgjigje ende nuk ka nga Policia e Kosovës në lidhje me lirimin (e mundshëm) të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dhomat e Specializuara kërkuan informacion për autoritetin dhe kapacitetin e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve subjekte të lirimit me kusht, për të monitoruar dhe kufizuar komunikimet e këtyre individëve, për të administruar arrest shtëpiak si dhe zbatueshmërinë e kushteve që shoqërojnë lirimin e përkohshëm, duket se ende nuk kanë marr një përgjigjej ani pse afati po përfundon.
Arbresh.info ka dërguar një pyetje në zyrën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës por të njëjtit nuk kanë dhënë as një shpjegim nëse ju kanë kthyer ose jo përgjigjej Dhomave të Specializuara.
E ndonëse Policia s’kanë dhënë detaje, një përgjigje të shkurtë e kanë dhënë vet Dhomat Specializuara.
Angela Griep, Shefe e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun nga këto Dhoma shkurt për arbresh.info është përgjigjur se “ të gjitha dokumentet publike janë të publikuara në faqen tonë të internetit”.
Por, në faqen e tyre nuk ka ndonjë dokument në lidhje me këtë çështje, shkruan arbresh.info.
Duket se Policia e Kosovës ashtu si çdo autoritet tjetër janë të obliguar t’i përgjigjen pozitivisht ftesave dhe kërkesave të Gjykatës Speciale.
Të paktën kështu ka thënë për arbresh.info, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
“Në bazë të ligjit për Dhomat e Specializuara, Policia e Kosovës dhe çdo autoritet tjetër në Kosovë, janë të obliguara të iu përgjigjen pozitivisht ftesave dhe kërkesave të Gjykatës Speciale. Në rastin konkret, Drejtori i Policisë duhet të informoj këtë gjykatë me mundësitë e Policisë së Kosovës për zbatimin e masave ndaj personave të pandehur sipas urdhrave që mund ti lëshoj kjo gjykatë”, ka përfunduar Miftaraj.
Njëjtë si Miftaraj mendon edhe njohësi i çështjeve juridike në vende, Arbër Jashari.
Vetëm se sipas Jasharit, Policia duhet të tregoj bindshmëri në katër elemente në këtë raste.
“Në fakt përgjigja që duhet të jap Policia e Kosovës, kalon dimensionet e disa informatave të rëndësishme dhe ka karakterin e një garancie. Prandaj ajo duhet të jetë e qartë, bindëse dhe e mbështetur në fakte konkrete.
Është shumë e udhës që të shmangen, frazeologjitë boshe dhe informatat e padobishme, por t’u jepet rendësi vetëm atyre informatave që janë relevante për gjykatën. Mendoj që Policia, duhet të bind në të paktën 4 elemente. E para se ka resurse humane te mjaftueshme dhe kapacitet teknike. E dyta, profesionalizmi dhe integriteti. E treta besueshmëria. Dhe e katërta përvoja e dëshmuar institucionale”, thotë Jasharaj për arbresh.info.
Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, më 13 tetor i pati drejtuar urdhër Policisë së Kosovës për Dorëzim Informacioni me Shtojcë konfidenciale.
Në vendim thuhet se Policia e Kosovës urdhërohet të përcjellë informacion për autoritetin dhe kapacitetin e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve subjekte të lirimit me kusht, për të monitoruar dhe kufizuar komunikimet e këtyre individëve, për të administruar arrest shtëpiak si dhe zbatueshmërinë e kushteve që shoqërojnë lirimin e përkohshëm.
“Dhe, raste të mëparshme të zbatimit të kushteve që shoqërojnë lirimin me kusht ose paraburgimin e personave të akuzuar për krime të rënda. Krahas kësaj, Policia e Kosovës mund të dorëzojë çdo informacion tjetër shtesë që e konsideron se ka lidhje me sigurimin e zbatimit të lirimit me kusht”, thuhet në vendim.
Një përgjigje për të gjitha këto do të duhej të dorëzohej brenda dy javëve, respektivisht gjatë kësaj jave./V.Selimi/arbresh.info/
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë