Shtatëmbëdhjetë persona humbën jetën të premten (22 tetor) në një shpërthim të fuqishëm, në një fabrikë baruti dhe kimike në provincën perëndimore të Rusisë Ryazan.
Shpërthimi katastrofik i mori jetën pothuajse të gjithë turnit e 17 punëtorëve, që ndodheshin në vendngjarje në atë kohë, sipas një liste emrash të postuar në mediet sociale.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve “TASS”, të 17 punëtorët humbën jetën.
Trupat e 16 personave u nxorën nga rrënojat të pajetë, ndërsa një ndërroi jetë në spital.
Ministri i Punës dhe Mbrojtjes Sociale tha se familjet e viktimave do të kompensoheshin me një milion rubla (12,219 euro).
Rusia: 16 muertos en una explosión y posterior incendio en un taller de pólvora en Riazán#Rusia #explosión #Riazán #iranpress pic.twitter.com/PjAQdGKCND
— SpanishIranpress (@Spainiranpress) October 22, 2021
Guvernatori i rajonit Ryazan, Nikolai Lyubimov, shpalli 25 tetorin ditë zie dhe i bëri thirrje Ministrisë së Situatave të Emergjencës dhe autoritetit rregullator që të kryejnë inspektime të njësive industriale në rajon, të cilat prodhojnë produkte me rrezik të lartë
Një video tregon momentin e shpërthimit, me një top zjarri të madh të verdhë që ngrihet në ajër, ndërsa fotot nga fazat e ardhshme treguan një skenë të shkatërrimit të plotë, me tymin që ende ngrihej nga rrënojat.
Fabrika “Razriad” në ambientet e së cilës ka rënë zjarri specializohet në prodhimin e lëndëve plasëse industriale ndërsa merret me shpërndarjen e municioneve.
#Russia??:Fifteen people died and one person was missing after an explosion and fire at a gunpowder and chemicals plant in western Russia’s Ryazan province of Lesnoye village, authorities said
pic.twitter.com/iupeLHpWlg— Wᵒˡᵛᵉʳᶤᶰᵉ Uᵖᵈᵃᵗᵉˢ? (@W0lverineupdate) October 22, 2021
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...