Në ceremoninë e rekrutimit të 180 rekrutëve të rinj në kazermën e FSK-së, “Skënderbeu”, në Ferizaj, Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, iu drejtua atyre me lëvdata duke i uruar në rrugëtimin që ata kanë marr.
“Të dashur familjarë që sot krenoheni me të arriturat e bijve dhe bijave tua. Sot është ditë e veçantë për ushtrinë tonë por edhe për shtetin tonë sepse po certifikohen edhe 180 rekrut të rinj. Nga sot shteti ynë është edhe më i fortë, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i dalin ballë kur do që të ketë nevojë Kosova”, deklaroi Osmani.

Ajo bëri të ditur se në mesin e rekrutëve janë edhe 12 vajza.
“Historia jonë është përplot me vajza të guximshme dhe hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave është diçka e mirë. E ardhmja garantohet duke e ndërtuar atë andaj me rekrutimin e këtyre rekrutëve, sot po tregojmë atë. Forca jonë është në përkushtim të mbrojtjes së sovranitetit dhe ata do të jenë çdo kund ku rrezikohen interesat tona por edhe të aleatëve tanë. Ju ushtarë, sot jeni ushtarë të një republike që ka sakrifikuar shumë, andaj mbani ato me dinjitet dhe respekt”, deklaroi Osmani./arbresh.info/
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...