Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është pyetur në lidhje me bashkëpunimin e tij me Listën GUXO në këto zgjedhje, listë kjo e drejtuar në zgjedhjet nacionale nga Vjosa Omsani, tani presidente e vendit.
“Nuk besoj që zgjedhjet e 14 shkurtit mund të krahasohen me këto të 17 tetorit. Ajo listë ishte e pashembullt, pasi tre të parët e asaj liste drejtojnë me vendin. Vetëvendosje në vend e Kuvend, në nivel lokal në republikë, jemi të parët. Po të kishin fituar kandidatët tanë mbrëmë do të ishte më mirë për qytetarët, e për neve më mirë është pas katër javëve”, është shprehur Kurti para gazetarëve.
LEXO EDHE Kurti: Jemi të parët, kurrë s’kemi qenë më të fortë
Ai ka shmangur përmendjen e presidentes Osmani, sikur edhe Listës GUXO.
“Kemi bashkëpunuar aq sa kemi mundur e ditur. Nuk ka munguar vullneti. Në ndonjë komunë kemi mundur të kombinohemi më mirë. Analizën do ta bëjmë me kryesinë e Vetëvendosjes, kryetarët e qendrave dhe të shohim a kemi mundur të bëjmë diku më shumë. Nëse pas 10 vjetëve që garojmë, jemi subjekti më i madh, tash i bie tetë vjetë më vonë, jemi subjekti i parë në nivel republike edhe sa i përket zgjedhjeve lokale”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro