Milani dhe Hellas Verona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të veronezëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Stefano Piolit vjen nga një serie e jashtëzakonshme e fillimit të sezonit me gjashtë fitore dhe një barazim, teksa synon fitoren e radhës.
Në anën tjetër, mysafirët kanë ngritje të formës në ndeshjet e fundit me dy fitore dhe dy barazim dhe presin rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, marrë parasysh edhe mungesat.
Milan: Tatarusanu; Calabria, Tomori, Romagnoli, Ballo-Toure; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Maldini, Rebic; Giroud
Verona: Montipo; Ceccherini, Gunter, Casale; Faraoni, Ilic, Veloso, Lazovic; Barak, Caprari; Kalinic.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...