Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Duke qenë se po mbretëron mot i ftohtë, Kurti në këtë ceremoni ka mbështjelli pjesën e këmbëve me batanije.
Kryeministri nuk ka folur para mediave për këtë ngjarje, por vetëm ka qenë i pranishëm në ceremoni, shkruan arbresh.info.

Kujtojmë, se komandanti i ri i KFOR-it, Ferenc Kajari, ka thënë se do të bëjë më të mirën e mundshme gjatë mandatit të tij njëvjeçar.
Ai në ceremoninë ku e pranoi detyrën nga ish-komandanti i kësaj force, Franco Federici, deklaroi se paraardhësi i tij ka bërë punë të shkëlqyeshme.
“Dua të falënderoj komandantin Franco Federici për punën e shkëlqyeshme që ka bërë, veçanërisht për përkrahjen e përkushtuar dhe shoqërinë gjatë përgatitjeve të mia vitin e kaluar, faleminderit shumë”.
Kajari ka deklaruar se do të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
“Unë zotohem të ndjek të kaluarën që paraardhësit e mi e ndoqën gjatë viteve të fundit. Unë e konsideroj si detyrë që KFOR-i të kalojë në këtë rrugë për të ruajtur besueshmërinë e tij në përmbushjen e misionit dhe për të qëndruar i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...