Tyson Fury përballet me Deontay Wilder për herë të tretë më 9 tetor, të shtunën mbrëma (rreth orës 3:00 të mëngjesit në ditën pasuese me kohën tonë).
Para trilogjisë së shumëpritur në Las Vegas, britaniku e ka treguar dietën strikte të cilës i përmbahet para meçit të madh.
33-vjeçari ka pohuar gjithashtu se pirja e sasive të mëdha të ujit për të luftuar nxehtësinë në Nevada, kanë formuar një pjesë integrale të përgatitjes së tij.
“Askush nuk do të bënte më shumë. Sparringu më i rëndë i mundshëm. Duke ngrënë asgjë tjetër, pos ushqimeve më të mira – perime, fruta, peshk, mishra, vitamina, minerale”, ka deklaruar Fury për MailOnline.

Kur është pyetur për sasinë e ujit që konsumon, boksieri ka thënë: “Mbi një galon (3.78 litra) në ditë”.
“Hidratimi është element vital i performancës. Trupi është i përbërë nga 75 për qind ujë. Ndërsa unë kam një trup të madh. Duhet të vazhdoj t’i jap ujë. Vetëm një për qind e dehidrimit barazohet me 20 për qind të rënies në performancë. Është vështirë të pish aq shumë. Duhet të vazhdosh vrapimin për ta lehtësuar veten.
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...