Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë së hënës, ka shprehur mbështetjen e tij të fortë për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kështu është bërë e ditur në një deklaratë për media të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, raporton ‘Reuters’.
Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit do të takohen të mërkurën për të diskutuar anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit: Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Siç raportohet, një deklaratë e samitit do të ritheksojë garancinë e BE-së për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve, thanë të hënën dy zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Vendet e pasura veriore të BE -së kanë frikë nga përsëritja e pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007 dhe migrimit të menaxhuar dobët të punëtorëve të Evropës Lindore në Britani, që ktheu shumë britanikë kundër BE-së.
Gjatë bisedës mes Biden dhe Von der Leyen u theksua edhe rëndësia e “nivelit të fushës së lojës në sistemin ndërkombëtar të taksave”, u tha më tutje në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s