Protestuesit serbë dhe trupat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinjë.
Ani pse ishte paraparë që sot të largohen protestuesit dhe Njësia Speciale ende po vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Megjithatë, rruga është zhbllokuar dhe kamionët dhe mjetet tjera që kishin bllokuar rrugën në Jarinjë ,e cila dërgon në pikën kufitare Kosovë-Serbi janë zhvendosur në një pjesë që rrugës, por ende po qëndrojnë aty, raporton arbresh.info.
Aty tashmë janë vendosur edhe trupat e KFOR-it, të cilët po monitorojnë situatën.
Janë këto ekipi i KFOR-it, të cilët që nga orët e hershme të mëngjesit kanë marr rrugën për në veri.
Ndonëse ora po shënon 10:00, ende asnjë kamionë apo protestues nuk është larguar nga këtu.
Edhe Njësia Speciale po qëndrojnë në vendin e njëjtë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, sot nga ora 8:00 deri në ora 16:00 duhet të largohen si protestuesit, ashtu edhe njësi a speciale nga Jarinja dhe Bërnjaka./arbresh.info/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...