Legjenda e muzikës Heavy Metal Ozzy Osbourne u pa në publik pas një kohe të gjatë, duke hipur në një aeroplan privat.
Osborne, i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit, ecte me ndihëm e një shkopi në aeroportin në Burbank, Kalifornia, transmeton portal arbresh.info
Ai udhëtonte i shoqëruar nga gruaja e tij, Sharon Osburne.
73-vjeçari foli në një intervistë për “Good Morning America” për herë të parë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore në fillim të vitit të kaluar. Ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në shkurt 2019, tha ai në atë kohë.

“Pas natës së Vitit të Ri (2019) përjetova rënie të madhe shëndetësore. U detyrova që të shkoja te kirurgu për qafë, pasi më ishin dëmtuar nervat”, tha frontmeni i grupit legjendar “Black Sabbath.
Pas lëndimit, Ozzy anuloi shfaqjet e tij dhe turneun botëror dhe iu përkushtua trajtimit.
“Ky krah është i mpirë nga operacioni dhe këmbët më nuk më mbajnë. Nuk e di nëse është nga Parkinsoni apo çfarë, por ky është problemi. Ata më prenë nervat kur më operuan. Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje më dhe kjo është e çuditshme”, pati thënë Ozzy./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1