Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka treguar se emri i tij ishte përmendur si kandidat i mundshëm i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës.
Ai shprehet i bindur se do të dilte fitues, derisa ka treguar arsyet se pse nuk garoi.
“E vërteta është se ne kemi pasur një dakordancë për zgjedhjet nacionale dhe lokale me Vetëvendosjen dhe në asnjë rrethanë ne nuk kemi dashur të tregohemi insistues për numër më të madh të kandidaturave”.
“Ne nuk kemi shprehur interesim as për Mitrovicën e as për Prizrenin dhe njëra prej arsyeve ka qenë se ne thjesht nuk kemi dashur. Kemi qenë kërkues në disa komuna, por kemi qenë këmbëngulës në ato komuna ku në të vërtetë e kemi parë probabilitetin e fitores te kandidatët tanë. Në rastin e Mitrovicës dhe Prizrenit thjesht kemi vlerësuar se përderisa Vetëvendosje është në qeverisje s’kemi preferuar që ne t’i futemi një gare ku potencialisht humbja eventuale mundet me iu faturu Listës Guxo. S’kemi dashur në asnjë moment me dëmtu Vetëvendosjen”.
“Është e vërtetë se edhe emri im ka qenë pjesë e diskutimeve në të gjitha nivelet dhe është po ashtu e vërtetë dhe jam kanë i bindur se kisha fitu. Nuk kam pasur dilemë në këtë drejtim”, ka deklaruar ai në T7.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...