Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi është shprehur se rrëmujat në veri të Kosovës janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e vendit.
Klosi tha se barrikadat e vendosura duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë.
Shërbimet inteligjente janë gjithmonë në territore të vështira. Rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë kërkuar Mitrovicën e Veriut. Ne nuk do të jemi rehat derisa të plotësohen Asociacioni i Komunave Serbe”, është shprehur Klosi.
Ai ka thënë se barrikadat nga ana e serbeve duhet të tërhiqen.
“Barrikadat duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë. Por nëse nuk ia varim faktorit ndërkombëtar, pse duhet të ndërhyjnë?”, ka përfunduar ai. /Ora News/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK