Policia e Italisë ka arrestuar 5 persona, mes tyre tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 27 dhe 55 vjeç, të cilëve iu sekuestrua një sasi prej 3 kg kokainë.
Operacioni i quajtur “Bisha” ka nisur hetimet që në vitin 2019 në zonën e Braid. Mediat italiane raportojnë se dy vite më parë u arreestuan dy persona pasi iu gjetën 50 gramë kokainë dhe 14 mijë euro para CASH, që dyshohet se vijnë si rezultat i veprimtarisë kriminale.
Policia njofton se ky operacion është quajtur “Bisha” pasi kjo ishte përshëndetja mes shpërndarësve të drogës dhe anëtarëve të tjerë të grupit.
Droga vinte nga Shqipëria dhe baza logjistike për shitjen e saj ishte në Brad. Gjatë hetimit u arrestuan tetë persona të tjerë, të gjithë të kapur në veprën e shpërndarjes së drogës. Autoritetet bëjnë me dije se gjithsej u sekuestruan 3 kilogramë kokainë dhe 25 mijë euro CASH.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...