Spitalet në Britaninë e Madhe kanë filluar nga sot përdorimin e një ilaçi të posaçëm kundër koronavirusit.
Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për medikamentin “Ronapreve”, i cili u aprovua para një muaji nga Autoriteti për Ilaçet dhe Produktet Shëndetësore në Britaninë e Madhe për përdorim spitalor mbi personat që janë të shtruar në repartin intensiv apo ndaj atyre që nuk mund të krijojnë vetë anti-trupa.
Në vetvete, “Ronapreve” është një koktail anti-trupash, të cilat ndihmojnë që organizmi i njeriut të luftojë virusin.
Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe tha se vendi shquhet për zbulime shkencore në fushën e kurimit dhe ky zbulim është në kuadër të kësaj eksperience të siguruar ndër vite. /abc/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...