Shpërthimi i një bombole gazi mbrëmjen e sotme ka lënë të plagosur tre persona në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në Xhafzotaj. Bombola e gazit shpërtheu brenda banesës, duke lënduar 17-vjeçaren me iniciale B.M., 45-vjeçaren me iniciale B.M. dhe 60-vjeçarin me iniciale Q.M. Ata ndodhen në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Nuk dihen shkaqet e incidentit, ndërkohë që në vendgjarje ka mbërritur grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...