Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do t’i bashkohet nismës së ish-kryeministrit historik Sali Berisha, të cilën e paralajmëroi një ditë më parë ku tha se do të nisë nga Tirana një tur takimesh me demokratët në atë që e quan cikli i “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Nishani shkruan në rrjetet sciale se do të bashkohet me demokratët e ndershëm për një PD më të bashkuar, të fortë dhe fituese.
“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese! Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist”, shkruan Nishani.
Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e një turi takimesh me demokratët nga e gjithë Shqipëria. Lëvizja e liderit historik të PD-së vjen pasi u përjashtua nga Lulzim Basha nga grupi parlamentar, vendim të cilin, ish-Kryeministri e konsideron nul dhe anti-statutor. /tvklan.al/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...