Një i ri 24-vjeçar është arrestuar për rritjen e rreth 1.200 bimëve në një fermë në Jarandilla de la Vera.
Garda Civile ka çmontuar plantacionin dhe ka akuzuar të riun për krimin e bërë. Autoriteti gjyqësor ka dekretuar tërheqjen e pasaportës për këtë shtetas, me origjinë shqiptare, si dhe detyrimin për t’u paraqitur para gjykatës në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Pasi u zbulua se plantacioni i kanabisit nuk ishte i deklaruar, më 9 shtator u çmontua. Kultivimi i bimëve ishte i shpërndarë dhe bimët ishin në lartësi të ndryshme, në tre tarraca ishte vendosur një kanavacë të gjelbër në secilën prej tyre në mënyrë që të vështirësohet shikimi i tyre nga jashtë.
Për kultivimin dhe për prodhimin më optimal, plantacioni kishte një sistem të ujitjes të përbërë nga tuba të ndryshëm të shtrirë dhe që ishin të lidhur me rezervuarët e ndryshëm të ujit që kishte ferma. Pas çmontimit të plantacionit, gjithsej 1,117 bimë marihuanë u prenë në një gjendje të përparuar të lulëzimit dhe që pasi u peshuan, dhanë një peshë bruto afër një ton./lapsi/
Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime