Pasi siguroi David Luiz, Flamengo është gati të hidhet në sulm për të siguruar një tjetër goditje të madhe në afatin kalimtar veror.
Sipas mediave, klubi brazilian ka nisur bisedimet për të afruar në skuadër Dani Alves.
Ish- futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint Germain u larguan nga Sao Paolo pas dy vjetësh duke pretenduar se klubi i ka ende borxh 2.5 milionë euro, pasi gjatë këtyre viteve nuk është paguar kurrë me rregull.
Flamengo është gati t’i ofrojë një kontratë interesante 38-vjeçarit, i cili nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.
Alves është shumë pranë marrëveshjes, por që ende nuk dihet se a do të jetë për një apo dy sezone.
Mbrojtësi tashmë ka hedhur në gjyq Sao Paolon dhe u ka bërë me dije se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e tij legjitime.
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...