Rrahjet e zemrës dyfishohen kur ekipi i preferuar ose kundërshtar ka mundësinë për të shënuar një golë, veçanërisht në momentet e fundit të lojës.
Sipas ekspertëve të mjeksisë, duhet bërë kujdes rreth shtrëngimit të zemrës gjatë një ndeshje sportive, transmeton portal arbresh.info
Ne lexojmë gjithçka: nga fakti që një burrë hodhi një TV nga dritarja gjatë Kupës së Botës, deri në faktin se një tjetër donte të hidhte një grua nga dritarja, sepse ajo fliste shumë gjatë goditjes së penalltive.
Gjatë një ndeshje sportive, aktivizohen hormonet e stresit, të cilat çojnë në një sërë reagimesh në trupin tonë si rrahjet e shpejta të zemrës, kërcimi i presionit të gjakut, ndikon në gjëndrën tiroide dhe në mëlçi.
Problemet me zemër janë më të zakonshme pas Covid-19, sesa pas vaksinimit, thonë shkencëtarët
Për të shmangur këto, mjekët sugjerojnë që gjatë një ndeshje sportive të konsumohen, kikirikë, fara, shkopinj të kripur, patate të skuqura dhe ushqime të tjera që mund të qetësojnë.
Në një sondazh të kryer në Gjermani gjatë vitit 2014 pas Kupës së Botës, u theksua se numri i pacientëve për shkak të sulmit në zemër ishte rritur ndjeshëm.
Sasia e stresit ndryshon në rastin kur ne ndjekim një ngjarje sportive nga shtëpia ose në stadium, domethënë drejtpërdrejt nga tribunat.
Ekspertët kanadezë kanë theksuar se rrahjet e zemrës rriten rreth 70 përqind kur shikojmë një ndeshje sportive nga shtëpia, ndërsa 110 përqind nga tribuna.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga shikimi i sportit, por që ta merrni atë me sportivitet për hir të shëndetit./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...