Në Shqipëri moti do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por herë pas here do ketë edhe kalime vranësirash të cilat do të shkaktojnë reshje lokale në disa zona.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 29°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 24°C.


Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë