Mesfushori i Manchester Unitedit, Donny van de Beek ka folur lidhur me situatën e tij momentale në “Old Trafford”.
Që nga kalimi prej Ajax, holandezi ka qenë rezervë nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer dhe nuk ka arritur të fitojë vend në formacionin bazë.
Këtë verë, Van de Beek ishte i lidhur me largimin, por në fund zgjodhi të qëndrojë te “Djajtë e Kuq”.
Mesfushori ka thënë se ishte Solskjaer që i kërkoi të qëndronte dhe beson që do gjejë formën këtë vit.
“Solskjaer më tha ‘Dua të qëndrosh këtu’. Duhet t’i besoj atij. Nëse nuk më donte, mendoj që do me lejonte të largohesha”.
“Mendoj që ka plane për mua, thjeshtë duhet të punojë fortë dhe shpresoj që t’iu tregojë njerëzve një ditë se çfarë mund të bëjë”, deklaroi ai për Fiveuk.
Ndërkohë, Van de Beek deri në momentet e fundit u kërkua nga Everton.
Van de Beek to @fiveuk: “Solskjaer told me: ‘I want you to stay here’. I need to trust him. If he doesn’t need me, I think he will let me go. I think he has plans with me, I just need to work hard and I hope I can show the people, one day, what I can do”. ? #MUFC #ManUtd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 6, 2021
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...