Sipas MeteoAlb, orët e paradites paraqiten me vranësira të dendura në zonat veriore ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në qëndër dhe jug të territorit.
Mesdita sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin ku në zonat lindore do të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu, herë pas here shirat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.
Nën kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti gjatë pasdites deri në mëngjesin e së enjtes.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes gjthashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësine 50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin