Vaksina Pfizer / BionTech kundër koronavirusit u bë vaksina e parë që mori miratimin e plotë për përdorim masiv nga FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave).
Sipas mediave të huaja, Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje drejtuesve të sektorit publik dhe privat të përdorin miratim të përshpejtuar për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse Pfizer / BionTech iu dha miratimi i plotë për përdorimin masiv të vaksinës së tij, kërkimet e mëtejshme të Pfizer për të përmirësuar atë ekzistues nuk u ndalën.
Sëfundmi, ata aktualisht janë në procesin e zhvillimit të një vaksine të re kundër llojit “agresiv” të koronavirusit, që ndryshe njihet si variant delta.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.
“Aktualisht jemi duke bërë një vaksinë të specializuar kundër koronavirusit, kundër variantit delta”, ka theksuar ai, ndërsa ka shtuar se kjo vaksinë nuk mund të përdoret për imunizimin masiv të njerëzve, sepse doza e tyre e tretë, e ashtuquajtura dozë përforcuese është efektive kundër variantit delta./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...