Reshjet e furishme të fundjavës i kanë lënë vendin uljes së temperaturave, kryesisht në zonat veriore. Pas një dite me reshje të dendura në qarkun e Kukësit dhe Dibrës ka nisur bora.
Zonat e përfshira janë ato në lartësi mbi 800 m mbi nivelin e detit dhe për momentin në paraqiten vështirësi në qarkullim.
Ndërkohë, reshjet e fundjavës kanë sjellë edhe daljen e lumenjve nga shtrati dhe si pasojë edhe përmbytje. Probleme me ujin janë hasur në fshatrat e Krujës, si Mallkuq, Murqinë dhe Bilaj.
Në Bubq si pasojë reshjeve të dendura janë 4 banesa që rrezikojnë të përmbyten.
Ndërsa në Dibër vijojnë kërkimet për trupin e një 27-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur dje gjatë punës për të pastruar një kanal të një HEC-i privat.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...