Tashmë në qytetin e Korçës, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për koncertin e planifikuar në të cilin është ftuar të marrë pjesë edhe muzikaniti serb Goran Bregoviq.
Ky koncert i cili nuk po pritet edhe aq mirë për shkak të këngëtarit me origjinë serbe, do mbahet në kuadër të Festivalit të përvjetmë të birrës në Korçë, përcjell Klankosova.tv.
Goran Bregoviq pritet që nga ora 21.00, sonte në Korçë të nis performancën e tij, paraprirë nga paraqitja në skenë e disa këngëtarëve të tjerë.
Në gjithë këtë perimetër të rrethuar, janë duke qëndruar edhe forcat e rendit të autoriteteve shqiptare, për shkak të reagimeve të ndryshme pakënaqësie ndaj pjesëmarrjes në festival të këngëtarit Goran Bregoviq.
Madje performanca e Goran Bregoviq, ishte kërkuar që të anluhohet edhe nga komunarët.
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...