Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot informoi se Instituti Kombëtar për Demokraci ka kërkuar strehimin e pakohshëm të 200 personave tjerë nga Afganistani, numër ky që i shtohet 186 personave nga Afganistani për strehimin e të cilëve njoftoi Qeveria.
Osmani theksoi se kryesisht bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, ndërsa shtoi se MPB dhe MPJ po punojnë me listat e refugjatëve.
“Sidoqoftë, duke pasur parasysh që numri i fluturimeve nga Kabuli është dukshëm i kufizuar, nuk mund të themi saktësisht se kur këta civilë do të mbërrinin në vend, por më pas ata do të trajtohen sipas rregullave të brendshme dhe do të akomodohen në objektet që do të sigurohen”, tha Osmani.
Ai gjithashtu informoi edhe për shtatasit e RMV-së, të cilët gjendjen në Afganistan, ndërsa theksoi se në bazën e NATO-s ndodhen edhe 14 shtetas të Maqedonisë, me të cilën 11 prej tyre së shpejti do të nisen për në Doha, ndërsa 3 prej tyre do të evakuohen të fundit së bashku me ushtrinë.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...