Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se Afganistani ka thyer zinxhirët e skllavërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit “Geo News”, Khan në një aktivitet në kryeqytetin Islamabad, duke theksuar se mendjet e robëruara nuk mund të arrijnë gjëra të mëdha, tha se është e rëndësishme që të shpëtohesh nga këto zinxhirë.
Ai duke folur për zhvillimet në Afganistan tha se “Afganistani ka thyer zinxhirët e skllavërisë”.
Procesi i dominimit të talebanëve në vend
Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.
Marrëveshja parashikon që të mos sulmohen forcat e huaja, ndërkohë që nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.
Me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori e deri më tani talebanët morën nën kontroll me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në Afganistan në muajin e fundit.
Talebanët filluan të marrin nën kontroll të gjithë qytetin me largimin e presidentit Ashraf Ghani nga vendi dhe me largimin e forcave qeveritare nga kryeqyteti.
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26