Bota e futbollit mban zi, pasi nga jeta është ndarë në moshën 75-vjeçare një ndër sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit, “Der Bomber”, Gerd Muller.
Ish-sulmuesi legjendar i Bayern Munich dhe Gjermanisë vuante nga demenca dhe kohët e fundit jetonte në një shtëpi të përshtatur për gjendjen e tij të rënduar.
Prej muajsh ai qëndronte në shtrat, derisa mbylli sytë përgjithmonë këtë të diel.
Klubi gjerman ka publikuar lajmin e hidhur, pasi ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në histori.
Ai për Bayernin ka luajtur 607 ndeshje dhe ka shënuar 566 gola.
Muller për Gjermaninë ka luajtur 62 ndeshje, duke shënuar 66 gola.
Ai ka fituar çdo trofe të mundshëm në futboll. /Telegrafi/
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...