Klubi i Manceshter United ende nuk e ka kompletuar 100 përqind transferimin e mbrojtësi francez, Raphael Varane.
Ata kanë nënshkruar kontratën me francezin por ai ende nuk ka filluar stërvitjet me “Djajët e Kuq”, transmeton Indeksonline.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer në një konferencë për media ka folur për Varanen. Ai mohoi lajmet se mbrojtësi është stërvitur me ekipin.
“Ai nuk është stërvitur me ne. Gjërat ndodhin, gjërat kërkojnë kohë dhe për fat të keq me izolimin që pati janë shkaktuar vonesa. Nuk mund të them që ai do të jetë nesër me ne(kundër Leeds). Ai nuk do të jetë pasi nuk është stërvitur me ne. Karantinimi shkaktoi vonesa. Ai është duke qëndruar në qytetin e Manchester”, u shprehë trajneri norvegjez.
IPK rekomandoi suspendimin e tetë zyrtarëve policorë në dy r...
Osmani: Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore dhe st...
Inspektorati i Kryeqytetit mbyllë një punishte, ja arsyeja
Anëtari i bordit të Barcelonës: Ne mund të nënshkruajmë lojt...
Refuzohet kërkesa e Barcelonës për ta shtuar për 17 mijë kap...
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...