Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim virtual me homologen e saj nga Republika e Senegalit, Aïssata Tall Sall.
Ministrja Gërvalla, ka falënderuar kryediplomaten e Senegalit për bashkëpunimin dhe raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve. Senegali është vendi i parë në kontinentin afrikan që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ministrja Gërvalla ka vlerësuar faktin që ky shtet ka mbështetur Kosovën vazhdimisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Gjatë këtij takimi palët janë dakorduar që të shohin mundësitë për thellim të bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet marrëveshjeve konkrete. Shkëmbimet tregtare, eliminimi i taksave të dyfishta janë parë si hapa fillestar që mund të ndërmerren në raportin dypalësh.
Temë diskutimi ishte edhe çështja e menaxhimit të pandemisë Covid-19.
Nga ana e saj, ministrja e Jashtme e Senegalit, Aïssata Tall Sall, ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të shtetit të saj karshi Kosovës, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe procese të tjera. /arbresh.info/

Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...