Edon Zhegrova do të jetë jashtë fushave për disa javë
Sulmuesi i Kosovës u lëndua gjatë ndeshjes kundër Servette FC këtë javë në Super Ligën e Zvicrës.
Sipas faqes zyrtar të Baselit, Zhegrova do të jetë jashtë për disa javë për shkak se ka lënduar miniskusin e tij në këmbën e djathtë në ndeshjen e së dielës kundër Servette FC.
Lëndimi kërkon operim, i cili pritet që të kryhet sot.
“ Edon Zhegrova do të jetë jashtë për shkak të lëndimit të miniskusit të gjurit të tij të djathtë gjatë ndeshjes së të dielës me Servette FC. Lëndimi kërkon operim i cili do të bëhet sot. I urojmë atij shërim sa më të shpejt”.
Zhegrova pati një fillim tepër të mirë të sezonit në Zvicër dhe ky lëndim do të bëjë që ai mos të jetë i gatshëm për Kosovën në ndeshjet e shtatorit për kualifikime në Botërorin Katar 2022./express/

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...