Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka publikuar pamje nga intervenimi i Forcave të sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve të Kosovës gjatë shuarjes së zjarreve në Kukës.
Përmes një postimi në Facebook, Gjici ka falënderuar kosovarët për ndihmën e ofruar.
“Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovar që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh”, shkruan Gjici.
Tutje, ai ka njoftuar se po vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit.
“Vazhdon pa ndërprerë operacioni i shuarjes së vatrave të zjarrit, në majën e Rrunës. Ku po bëhet e pamundura për shuarjen e kësaj vatre të rrezikshme. Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovar që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh. Vazhdon puna pa ndërprerë në terren”, shkruan ai./arbresh.info/

Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...