Kina ka raportuar 143 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet shëndetësore.
Zyrtarët kinez thanë se rastet e fundit janë paraqitur kryesisht si pasojë e variantit të ri të koronavirusit, Delta, shkruan ‘The Guardian’, transmeton arbresh.info
Kjo është shifra më e lartë e rasteve në Kinë që nga 20 janari. 108 prej rasteve të reja ishin të përhapura lokalisht, 14 më shumë se një ditë më parë, ndërsa pjesa tjetër ishin udhëtarë të ardhur nga vendet e jashtme.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, Kina ka regjistruar 93.969 raste dhe 4.636 viktima. Këto shifra janë shumë të ulëta në krahasim me shtetet tjera të mëdha, shtuar faktin që Kina ka popullsinë më të madhe në botë. /arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...