Kosova U18 (M) triumfoi me meritë në FIBA European Challenger, që u zhvillua në Tiranë. Dardanët mposhtën Luksemburgun në finale, kurse shënuan katër fitore në katër ndeshje.
Meritë të madhe ka stafi teknik, që bëri punë të madhe. Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Bekim Maxhuni është shprehur i kënaqur me suksesin e arritur. “Jam i lumtur për këtë sukses dhe për djelmoshat e rinj që kanë bërë një punë të madhe gjatë gjithë kampionatit. Të them të drejtën e kam pritur fitoren në finale, por jo me kaq rezultat të thellë, sepse Luksemburgu është një ekip shumë i mirë. Ka shpejtësi dhe agresivitet. Por, u këndellëm në çerekun e tretë, ku i lejuam të shënojnë vetëm tri pikë”, është shprehur Maxhuni për faqen zyrtare të FBK-së. Ai kishte ndihmë të madhe edhe nga ndihmësi i tij Egzon Uka.
Ai beson që triumfuan me meritë në këtë Kampionat. “Jam shumë i lumtur me djelmoshat dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë garës. Mendoj se është dashur të jemi në Divizionin B, pasi edhe Andorra e Luksemburgu kanë ekipe të mira. Kemi dominuar nga fillimi deri në fund. Shënuam dy fitore në grup, e pastaj fituam edhe ndaj Andorrës. Sa i përket finales e keni parë edhe ju, ku kemi bërë presion dhe nuk jemi ndalur asnjëherë”, shtoi tutje përzgjedhësi i Kosovës U18.
Përzgjedhësi flet edhe për ardhmen e lojtarëve të Kosovës U18. “Fitimi i këtij kampionati ka shumë rëndësi, si për mua e normalisht edhe për basketbollistët. Shpresoj se do të kenë më shumë minuta në klubet e tyre respektive, sepse kanë të ardhme të ndritur. Në katër ndeshjet kanë treguar përkushtim të madh. Këta fëmijë janë e ardhmja e basketbollit. Duhet punë dhe investime në këta lojtarë dhe do të jenë e ardhmja”, ka thënë Bekim Maxhuni.
Kosova në finale mundi Luksemburgun 84:58, ndërsa shënoi fitore në katër ndeshjet e zhvilluara në Tiranë.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...