Avioni C-27 Spartan i aviacionit rumun ushtarak, i cili është i specializuar për shuarjen e zjarreve dhe ka kapacitet për veprimtari me 6 tonë ujë ndaj zjarreve, ka arritur në vend dhe mund menjëherë të fillojë me operacion për shuarje të zjarreve.
Avionit do të veprojë në rajonin e Berovës, informoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.
Nga kjo ministri njoftuan se së shpejti pritet që të arrijë edhe një avion rumun i cili do të sjellë kontejnerë dhe pajisje shtesë shoqëruese në mbështetje në ballafaqimin me zjarret.
Mbështetja e Rumanisë, vjen pas kërkesës së ministres Shekerinska drejtuar homologut të saj rumun, Nikolae Jonel Çuka, për ndihmë urgjente në ballafaqimin me zjarret.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...