Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vëzhguar nga helikopteri përpjekjet e ushtrisë dhe forcave emergjente për shuarjen e zjarrëve që kanë përfshirë disa pjesë të Shqipërisë.
Ai ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
Rama i ka shprehur ngushëllime familjes së Andrea Haxhiaj, që humbi jetën nga zjarret.
“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, ka shkruar Rama./arbresh.info/
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë