Policia e Sarandës ka vënë në pranga të riun që vuri zjarrin, i cili mori përmasa të frikshme mbrëmjen e djeshme në Ksamil.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se autori është një 25-vjeçar dhe mbi të rëndon vepra penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte”, njofton policia./TCH/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit