Shkodran Mustafi vazhdon të mbetet një futbollist i lirë, pas largimit nga Schalke 04.
Qendërmbrojtësi shqiptar ishte bashkuar me klubin gjerman në janar të këtij viti, por u largua si futbollist i lirë pasi Schalke 04 humbi statutin e ekipit elitar në Gjermani.
Edhe pas dy muajve që mbetet lojtar i lirë, Mustafi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, përkundër se ofertat nuk mungojnë në drejtim të tij.
Mediat gjermane dhe ato turke raportuan se Mustafi do ta vazhdojë karrierën në Turqi, ku Goztepe dhe Fenerbahce janë gati t’i ofrojnë pagë të majme lojtarit, por që ai ende nuk ka vendosur.
Për qendërmbrojtësin kampion bote në vitin 2014, mund të ketë një rikthim në La Liga ose Serie A.
Celta Vigo prej kohësh po bisedon me agjentin e tij, derisa në Serie A, Mustafi po kërkohet nga Fiorentina.
Gjithsesi sipas mediave në Gjermani, Mustafi do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij në javën e parë të muajit gusht. /Telegrafi/
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...
Londrimi dhuron spektakël me këngët e saj, reagon Remzije Os...