Gjatë ditës së sotme, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri.
Sipas njoftimit të MSHIA-s, përgjatë takimit, ministri Shaqiri i dorëzoi drejtorit Demiri vërtetimet për integrimin APRMV-së me sistemin e Regjistrit qëndror të popullsisë.
Tashmë ku institucion, thuhet në kumtesë, do të ketë qasje direkte në të dhënat e regjistrit qëndror të popullsisë.
“Me kyçjen në platformën e interoperabilitetit, institucionet do të mund të përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna me njëra-tjetrën dhe si rrjedhojë kjo përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarin. Me qëllim rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, iu bëj thirrje të gjitha institucioneve në vend që të marrin iniciativën për t’u kyçur në sistemin e interoperabilitetit për një periudhë te shpejtë kohore”, thuhet në njoftimin e MSHIA./Telegrafi/
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...